Spaho-Ballukut: Nuk të përmenda familjen, bëj kujdes se Rama nuk firmos në gjëra me zarar
Vijon në Kuvendin e Shqipërisë, seanca maratonë për Portin e Durrësit. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se ka dy çështje janë shumë të rëndësishme në lidhje me të, që është zhvendosja e portit aktual të mallrave dhe interesi i vendit mbi projektin e paraqitur. Në fund të fjalës së tij, iu drejtua zv. kryeministres Belinda Balluku, duke i thënë se nuk i ka përmendur familjen ndonjëherë dhe e paralajmëroi ”kujdes se ke firmosur, Rama e ka praktikë të mos firmosë kur ka gjëra me zarar”.
Pjesë nga fjala
Dy çështje të rëndësishme ka ky projekt, zhvendosjen e portit dhe a është në interes të vendit projekti i paraqitur. Asnjëra nuk mori përgjigje as nga kryeministri as nga ministrja e linjës, bilës hodhën sa më shumë tym. Së dyti porti nuk ka financim, mekanizmi që keni ngritur është që i keni dhënë një biznesmeni shqiptar autorizimin për ngarkim shkarkimin në Porto Romano, do i shkarkoni anijet në det dhe do i sillni mallrat këtu. Tjetra do ta ndërtojnë me 380 mln euro, ju me 300 mln euro thoni do ndërtohet ai porti i vogël i jahteve, si do ndërtohet ky i mallrave me kaq para.
Pse insistojnë ta bëjnë në Durrës, se tokën do e marrin falas dhe nuk i del investimi në vend tjetër se duhet ta blejnë tokën. Në Durrës metri katror kushton 1000 euro te privati dhe vetëm kontributi për tokën duhet të shkonte deri në 2 miliardë euro, ne duhet të kishim 90% të projektit, jo 33%, bëjini përpjesëtimet, nëse nuk jeni të zotë shkoni te panairi dhe merrni libri ne aritmetikës, të mësoni si dalin përqindjet e aksionit.
Duhet t’i thoni durrsakëve që do ketë shpronësime, me 5 mijë lekë metri katror, i thoni që do i shpronësoni me aq dhe e shohim sa do ju votojnë pastaj. Nuk keni të drejtë ta përjashtoni investitorin për taksat për 12 mijë e 600 apartamentet që do ndërtohen. Këtu nuk ka pse të ketë kokëfortësi, keni dhënë vetë leje për port jahtesh me dyfishin e vendeve të këtij që do vijë, cila është fatura financiare.
Do japim tokën nga 1.5 deri 2 miliardë euro, do prishim portin, do falim taksat dhe qytetarët do shpronësohen me tarifa qesharake, po fol për efektet ekonomike më pas, pse keni marrë vetëm 33% atëherë dhe ia keni lënë Alabbarit të marrë pjesën e luanit, kjo është prish kusi e bëj kanoçe.
Dje u dërgoi letër kompania gjermane që do u çojë në gjyq se ka koncesion 30 vite, prisni gjobën 100 mln euro nga KURUM-i tani se i keni prishur koncesionin. BE pastaj u anuloi një kredi 28 milionë euro, si mund të thoni që nuk ka letër nga BE-ja. Alabbari vjen për të fituar, detyra e qeverisë është të mbrojë interesat e vendit. Mohoni dhe pasaportat e arta.
BE e ka bërë të qartë, do lëvizim me viza po i hapët rrugën pasaportave të arta. E ble çdo kriminel një apartament aty. Dhe një sqarim të fundit për zonjën Balluku, unë nuk jam marrë asnjëherë me familjarët e dikujt, nuk thua të vërteten kur thua se unë jam marrë me familjarët e tu, më trego rastin dhe unë do të ëkrkoj ndjesë, unë merrem me sjelljen politike dhe profesionale dhe të paralajmërova për këtë se ke vënë firmën.
Njerëzit e familjes tuaj janë të nderuar, nuk i njoh e as më njohin, por kujdes se ke firmosur, e ka praktikë Rama këtë, nuk firmos asnjëherë kur ka gjëra me zarar.
KOHA JONË SONDAZH

