Spaho i kthehet Hysit: Të të vijë ty turp Vasilikë, pasi kriminelët i pate dhe i ke në PS
Nën-Kryetarja e Kuvendit, njëherësh dhe deputete e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e një pakice deputetësh në raport me komunitetin e LGBTI.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT se kanë frikë se humbasin elektoratin.
Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë reagimet e forta në radhët e demokratëve. I tillë është dhe qëndrimi i nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho, i cili i tërheq vëmendjen Hysit se kriminelët në Kuvend ishin në radhët e PS-së dhe të mandatar nga vetë kryesocialisti Edi Rama.
Në vijim të reagimit të tij në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PD-së argumenton se Rama nuk denjoi të merrte parasysh as thirrjet e vetë ambasadorit amerikan i cili kërkoi largimin e tyre të menjëhershëm nga politika.
Reagimi i plotë i Edmond Spahos
Ke te drejte Vasilike!!!! E para qe duhet te kete turp qe u ul ne nje salle me kriminelet je ti Vasilike sepse i kishe dhe i ke ne Parti. Ate te Lezhes e hoqe nga Kuvendi e bere Kryetar Partie. Pas teje duhet ti vije turp tere arradhes se deputeteve te PS te cilet pranuan te behen kolege me kriminele, apo ti vene ne krye te bashkive te vendit madje edhe ti mbrojne kur Ambasadori Amerikan ju bente thirrje ti largonit, turp tju vije ju te gjitheve qe mbroni nje narkotrafikant si Sajmir Tahiri.
Por me shume nga te gjithe turp ti vije Edi Rames i cili hartoi dhe zbatoi strategjine e ardhjes ne pushtet me ndihmen e krimineleve. Turp ti vije atij qe me kriminele dhe narkos kanabizoi gjithe Shqiperine, turp ti vije atij qe me parate e narkove ble zgjedhjet, turp ti vije atij qe me levat e pushtetit mbron dhe nuk arreston Balilin, Habilin, turp ti vije atij qe kriminelet i futi ne polici dhe pasi u moren me droge e u dolen te palarat i coi jashte ne ekzil.
Mua nuk me vjen turp Vasilike, mua nuk me vjen turp perkundrazi jam krenar sepse ngrita zerin kunder krimineleve ne qeveri, polici, bashki dhe kunder padrinos se tyre Edi Rames. Une me koleget e mi bojkotuam Kuvendin 6 muaj deri sa edhe me ndihmen e nderkombetareve e detyruam padrinon te miratoje ligjin e dekriminalizimit.
Te te vije turp Vasilike!
KOHA JONË SONDAZH

