Spaho: Presidenti në të drejtën e tij, kreu i KED të bëhet shembull

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori i ri janë çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit në vend, për të cilat foli ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho në ”A2Cnn”. Sa i përket përplasjeve mes Presidencës dhe mazhorancës, Spaho u shpreh se Kreu i Shtetit është në drejtën e tij, ndërsa shton se është momenti që me shkeljet e kryera, kreu i KED të bëhet shembull. ”Nuk kemi qëndruar indiferent, madje e kemi shprehur qëndrimin tonë. Presidenti është në të drejtën e tij për qëndrimin që po mban. Të gjitha arsyetimet që dëgjojmë janë vetëm për të mbuluar objektivat e mazhorancës për të kapur këtë institucion. Nuk njoh ndonjë jurist që të thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën kur analizohen veprimet e tij për plotësimin e Kushtetueses. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të bëhet shembull dhe t’i tregojnë të gjithëve se ligji dhe Kushtetuta janë një për të gjithë dhe duhen respektuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?