Spaho publikon sms-të: Na gjen dot ca njerëz për Bashën? S’ka rëndësi a janë të PD

Nesër është procesi i Referendumit që do ta ndajë Sali Berisha kundër Lulzim Bashës, kurse ky i fundit do të mbajë Kuvendin kundër ish-kryeministrit.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka publikuar disa mesazhe ku një person i kërkon një personi tjetër që mesa duket është pjesë e PD, që të mbledhin sa më shumë njerëz për Kuvendin e datës 18 dhjetor.

Spaho krahas fotos ku shihen mesazhet mes dy personave, shkruan se Basha dhe Gazment Bardhi po manipulojnë njerëzit për të marrë pjesë në atë që deputeti e konsideron anti-kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja si po manipulon pjesmarrjen ne antikuvend Lulzim Basha me Gazmend Bardhin”, shkruan Spaho dhe publikon mesazhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?