Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është rënduar pas deklaratës së deputetes së PS, Marjana Koçeku, e cila u shpreh se refuzon të flasë në gjuhën standarde dhe preferon dialektin gegë.

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së saj. Ai e cilëson qëndrimin e deputetes si të papranueshëm për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore.

Në reagimin e tij, Spaho nënvizoi se askush nuk mohon vlerat e gegërishtes apo dialekteve të tjera, por sipas tij, përdorimi i gjuhës standarde në funksione zyrtare është i domosdoshëm për kohezionin dhe funksionimin institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?