Spaho: Reformë urgjente për uljen e taksave, të hapen kufijtë ndaj investitorëve të huaj
Ekonomisti, Mateo Spaho, deklaron se vendi ka nevojë imediate për një reformë për uljen e taksave.
Duke folur në “Ekopolitikë” në RTV Ora, Spaho thotë se pa rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja në vend nuk ka as fuqi konsumatore, sepse nuk ka punë dhe si rrjedhojë as të ardhura.
Spaho: Është e domosdoshme një reformë urgjente për uljen e taksave dhe të burokracisë që ta thithë investitorin e huaj dhe të krijojë edhe ndërmarrje të përvbashkëta me sipërmarrësit shqiptarë në mënyrë të tillë që të rritet prodhimi dhe eksporti. Qytetarët shqiptarë edhe ti të investosh për Shqipërinë nuk kanë fuqi blerëse tani. Duhet të rritet eksporti, të rriten ivestimet në mënyrë që të punësohen sa më shumë shqiptarë që të blejnë pastaj më shumë. Duhet menjëherë qeveria të reagojë në këtë sens. Nuk ka më shpresa që do të ndodhë. Është e domosdoshme të hapim tregjet tona, të hapim kufijtë tanë për investitorët e huaj.