SPAK arreston Veliajn, kryeministri anullon takimet në Shkodër
Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn. Erion Veliaj është shoqëruar nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama ishte në qytetin verior, por është nisur urgjent nga Shkodra drejt Tiranës pas masës së sigurisë nga GJKKO për kryetarin e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por mesa duket i ka anuluar dhe është nisur menjëhere drejt kryeqytetit.
Veliaj tashmë është dërguar tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.
GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
SPAK akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

