SPAK firmos memorandum për bashkëpunim me prokurorinë e Antimafias italiane
Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali.
Ky memorandum do të sjellë shkëmbim informacioni dhe hetime të përbashkëta.
Marrëveshja hyn në fuqi sot dhe vendos kontakte të drejtpërdrejta mes Prokurorive.
KOMUNIKIM SHTYPI
Ne diten e sotme prane Drejtorise Kombetare Antimafje dhe Antiterrorizem (D.N.A.) u firmos nje akord kooperimi mes D.N.A._se dhe Struktures se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te Republikes se Shqiperise (SPAK). Para nenshkrimit te memorandumit u be nje takim mes Prokurorit Kombetar Antimafja Federico Cafiero de Raho dhe Kreut te Struktures se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te Republikes se Shqiperise, Arben Kraja. Gjate takimit u diskutuan argumente te interesit te perbashket lidhur me hetimet ne vazhdim dhe u shkembyen informacione te dobishme per zhvillimin e hetimeve te perbashketa me qellim luften kunder grupeve kriminale transnacionale qe veprojne ne te dyja Vendet.
Ne vijim te shkembimeve te informacioneve, dy Prokuroret vune re unanimisht gjendjen e shkelqyer te kooperimit mes Drejtorise Kombetare Antimafja dhe SPAK, organizem perkates i Republikes se Shqiperise. Duke u nisur nga fakti se D.N.A._ja dhe Prokuroria e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise – qe ne ate kohe ishte kompetente per te gjitha krimet sipas rregullores gjyqesore ne fuqi – sigluan qe ne vitin 1997 akordin e pare e inovativ per kooperimin dhe shkembimin e informacioneve mes dy Zyrave, u nenvizua fakti se ne ate kohe permbajtja e memorandumit paraqiti nje zgjedhje veçanerisht domethenese dhe paraprijese, si dhe fakti se D.N.A._ja nenshkroi te parin e shume memorandumeve te tjera – qe me pas u nenshkruan me Zyra te tjera analoge te Vendeve te ndryshme – pikerisht me strukturen gjyqesore shqiptare perkatese. Keta jane treguesa konkrete si e interesit te krijuar qe atehere nga kooperimi gjyqesor me kete zyre ashtu edhe e zotimit qe te mbeshtetet me çdo menyre aktiviteti i luftes kunder krimit te organizuar transnacional qe vepron ne te dyja Vendet.
Mbi bazen e atij memorandumi, qe u rishikua vetem pas shume vitesh, u zhvillua pergjate kohes nje kooperim i dobishem gjyqesor se pari me Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise dhe me pas me Prokurorine e Krimeve te Renda qe zuri vendin e kompetences se Prokurorise se Pergjithshme per çeshtjen e luftes kunder krimit te organizuar. Ne gjendjen e tanishme, kooperimi gjyqesor i bazuar edhe tek nje akord dypalesh i nenshkruar ne vitin 2007 mes Italise dhe Shqiperise, ka arritur nivele te shkelqyera: shkembimi i informacioneve spontane mes dy Zyrave eshte konstante dhe perben premisen e domosdoshme per hetime komplekse dhe te specializuara, te kryera edhe permes instrumentit te skuadrave hetuese te perbashketa, nga te cilat, per momentin, vetem 5 rezultojne te krijuara mes zyrave gjyqesore italiane dhe zyrave gjyqesore shqiptare.
Nenshkrimi i fundit, nga ana e pales shqiptare, e protokollit te dyte qe i shtohet konventes europiane te asistences gjyqesore, do te çoje sigurisht ne perdorimin e ketij instrumenti hetues edhe nga ana e Vendeve te tjera, por parashikimi i legjislatoreve italiane e shqiptare lejoi qe te parapriheshin shume kohe me pare konventat internacionale dhe qe te behej nje pershtatje ne fushen e instrumentit te skuadrave hetuese te perbashketa per te cilen qe te dy Prokuroret jane krenare. Struktura e Posaçme kunder Korrupsionit dhe kunder Krimit te organizuar te Republikes se Shqiperise u krijua vetem pak kohe me pare, por eshte tashme ne qender te shume pritshmerive nga ana e kolektivit shqiptar: per kete gje eshte domethenes fakti qe menjehere pas krijimit te kesaj zyre u be e ndjeshme nevoja si nga ana italiane ashtu edhe nga ajo shqiptare, qe te theksohej dhe te perforcohej zotimi i te dyja paleve per kooperim, per shkembimin e informacioneve, ndarjen mes tyre te eksperiencave hetimore, per veprimtarite efikase gjyqesore dhe shtimin e fluksit te informacioneve te dobishme per te kundershtuar krimin e organizuar permes memorandumit qe u nenshkrua sot.
D.N.A._ja dhe Struktura e Posaçme e Republikes se Shqiperise ndajne me njera tjetren nevojen per te intensifikuar luften kunder perhapjes se grupeve kriminale edhe nepermjet intensifikimit te luftes kunder prones qe u behet ketyre grupeve dhe bindjes se vetem permes nje kooperimi gjyqesor te besueshem, spontan dhe te perforcuar do mund te mposhten grupet kriminale transnacionale dhe duke zbuluar kanalet e riinvestimit te kapitaleve te paligjshme te akumuluara nepermjet aktiviteteve te paligjshme te kryera nga ta. Qe te dy Prokuroret konstatuan me kenaqesi se ne rregulloret gjyqesore perkatese u futen masa te pershtatshme, efikase dhe tej mase te dobishme per kundershtimin e ketyre fenomeneve dhe ripohuan zotimin e tyre ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, ne respekt te normave ne fuqi dhe te principeve qe permbahen ne konventat internacionale dhe te sanksionuara nga konventa europiane mbi te drejtat e njeriut dhe te shtetasve.