SPAK i komunikon akuzën zyrtare ish-kryebashkiakut Safet Gjici

Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën Safet Gjicit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv.

Të njëjtën vepër, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit.

Ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, Ai akuzohet për korrupsionit pasiv. Ajo u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së asaj dite, duke iu komunikuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

SHKARKO APP