SPAK: Kemi prova për 4 grupe kriminale. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe disa përsona, ja emrat
SPAK po heton për politikanë të korruptuar, por edhe për grupe kriminale.
Sot Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer në bashkëpunim me EUROJUST dhe Interpol.
Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çoi në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.
Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar në Shqipëri 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme.
Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit.
Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, tha Mara.
Ja kush është arrestuar sot nga SPAK:
Kledion Muollari
Ervis Vangjeli
Elion Laçi
Kristian Ibrahimaj
Alban Mahilaj
Klaudia Sulejmani
Besmir Salajmaj
Gabriela Avduli
Francesko Doda
Altin Ymeraj
Erando Mara
Antonio Hoxha
Elsit Vera
Dritan Begaj
Marko Lisi
Ergys Leka
Fatmir Gjeçi
Astrit Lekaj
Syrja Kapaj
Mark Malocaj
Alket Muca
Xhulio Kastrati
Elvis Kuçi
Klisman Cepele
Elton Kullolli
Pajtim Kullolli
Ergi Tomori
Manuel Mone
Alban Ramadani
Gjon Ndreu
Simon Myftari
Reagimi i ministrit Balla:
Një tjetër operacion ndërkombëtar 🤝 Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere.