SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve refuzon të mblidhet pa një vendim nga GJK. Ish-deputeti Koçi: Nuk qëndron
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se Këshilli i Mandateve nuk duhet të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese për t’u mbledhur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Për të çështja që Kushtetuesja po shqyrton, është e ndryshme nga kërkesa e SPAK, e për pasojë nuk ka sens refuzimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit.
”Pritja e GJK nuk qëndron për mua, janë çështje të ndryshme, SPAK ka kërkuar lejen për arrest. Ndërsa Kushtetuesja po shqyrton të drejtën e SPAK dhe GJKKO për të pezulluar një ministre. Janë dy çështje të ndryshme. Kushtetuesja po gjykon çështjen në parim. Ndjekja penale nuk ka të bëjë me postin e saj si zëvendës kryeministre, por si ministre. Sepse e shoh shpesh që ngatërrohet”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

