SPAK kërkon autorizim për ta arrestuar Ballukun, eksperti: Se dimë nëse PD do t’i bashkojë votat me PS

Eksperti Besmir Semanaj thotë se Këshilli i Mandateve do të jetë një test për opozitën ku nuk e dimë se si do të ndahen votat e tyre për rrëzimin apo miratimin e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Balluku. Semanaj tha se nisur nga zhvillimet me votimin e Avokatit të Popullit, mbetet për tu parë nëse do t’i bashkojë apo jo PD votat me PS apo me SPAK. ”Sa do e mbështesë PD, mbrojtjen e Ramës për Ballukun. Po të shohim retorikën aktuale, të gjithë drejtuesit e PD janë në luftë të hapur me SPAK, po aq sa sulmohet Balluku, po aq dhe SPAK. A do ti bashkojë votat me PS për të luftuar SPAK, apo do të bashkohet me SPAK”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?