SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK ), ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja.

Por mesohet se dënimi do të konvertohet në shërbim prove me 2 vite dhe Çiftija nuk do të bëjë asnjë ditë burg, nëse kërkesa e SPAK pranohet nga GJKKO.

Më 30 qershor Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim gjyqtaren e KPK, të akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim. Çiftja u kallëzua në SPAK nga gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë shkarkuar me vendime të saj, pikërisht se kanë pasur problem me pasurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?