SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre “Audi” që përdorte Kejvina Kthella
SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdorte modelja Kejvina Kthella.
Mes pasurive të vendosura në mënyrë kriminale nga Redjan Rraja, që SPAK kërkon t’i kalojë shtetit është edhe një makinë që aktualisht ndodhet në pronësi të modeles së njohur Kejvina Kthella.
Kjo e fundit ka pasur një histori dashurie me Redjan Rrajën, ndërsa sipas SPAK Audi A8 luksoz zotërohet në mënyrë të tërthortë nga Redjani, pavarësisht se pronësia e automjetit është në emër të Kejvina Kthellës.