SPAK i kërkon Parlamentit leje për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Ja dokumenti zyrtar

SPAK i ka kërkuar me shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë leje për “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Në fakt, kjo gjë pritej pasi ish-kryeministri nuk zbatoi asnjë masë ndaj tij marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

Interesante mbetet se si do të reagojë Berisha kur të ketë roje policie të dera e shtëpisë dhe të mos e lejojnë të dalë as nga shtëpia. E themi këtë sepse parlamenti do ta miratojë kërkesën e SPAK.

Më pas vjen arresti në burg. Por nuk besohet të dalë nga arresti shtëpiak…

Nëse ish-kryeministri Berisha do të ishte paraqitur në gjykatë ka mundësi që ose do ta fitonte betejën ligjore ose do të kishte masa me të lehta penaliteti ndaj tij dhe jo arrest shtëpiak.

Por tani po i vjen arresti…

“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë”, thuhet në shkresën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit.

 

SHKARKO APP