SPAK kërkon të rikthejë në burg Jamarbër Malltezin, ndërsa Berisha në arrest shtëpie!

SPAK ka firmosur kërkesën për arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha. Gjykata e Posaçme do të vendosë për këtë kërkesë.

Po kështu SPAK kërkon të rikthejë në burg Jamarbër Malltezin. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e liroi atë nga qelia dhe e la në arrest shtëpie.

Malltezi u arrestua në tetor për privatizimin e Kompleksit Partizani në vitin 2007.

SHKARKO APP