”SPAK krenohet me denoncimet e mia”, Meta: Çështja CEZ-DIA është rihapur nga Rilindja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, duke i referuar paraqitjes së djeshme në SPAK për këtë çështje.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, Meta tha se kjo çështje riaktivizohet sa herë që Rilindja është në krizë. Po ashtu Meta shprehu zhgënjimin që SPAK-u nuk e ka thirrur për kallëzimet e shumta që ai ka depozituar aty, falë tij dhe PL-së.

“Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje. Kjo çështje CEZ DIA nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën sepse kur është lidhur kjo marrëveshje nuk kam qenë unë ministër. U thirra thjesht si deklarues. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cenuar një interes publik”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?