SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, u komunikohet akuza personave të arrestuar
Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit te Organizuar mbyll hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.
SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet që dosja të shkojë në gjykatë për seancë paraprake.
Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin.
Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.
SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin qe u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.
Në kërkim vazhdon të jete Talo Çela për të cilin ka masë sigurie në mungesë.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendose nëse çështja do të kaloj për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthej për rihetim.