SPAK nis hetim për tenderin 15 mln euro të Porto-Romanos. Sekuestrohet dosja

Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestron dosjen për tenderin 17 miliard lek të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos. Në buletinin e Agjensisë së Prokurimeve Publike, Agjensia Kombëtare e ujësjellës kanalizimeve ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”.

Ajo çfarë vihet re është se fitimi i një prokurimi të tillë miliarda lekësh është zhvilluar pa garë por me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar se për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntorit. Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon dyshime për një proces të paracaktuar.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se për këtë prokurorim publik 17 miliard lek të zhvilluar nga agjensia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos ku është shpallur fitues bashkimi I operatorëve  “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen “me negociim, pa shpallje paraprake” është sekuestruar këtë fillim jave.Në bazë të dhënave të qëndrës kombëtare të biznesit kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Burime nga AKUM deklaruan për “Boldnews.al” se oficerë të Policisë Gjyqësore të SPAK-ut kanë sekuestruar në fillim të kësaj jave dosjen e tenderit, në të cilin u shpallën fitues bashkimi i operatorëve “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen “me negociim, pa shpallje paraprake”.

Më tej, ky informacion u konfirmua për redaksinë edhe nga burime brenda Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion-SPAK. Të njëjtët burime deklaruan se është regjistruar procedim për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”, ku të dyshuar janë zyrtarë të nivelit të lartë, të cilët janë subjekte nën kompetencën hetimore të SPAK-ut.

Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara nga redaksia, rezulton se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, e drejtuar nga Alqi Bllako, në datë 27 janar 2020 shpalli fitues të tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, bashkimin e dy operatorëve, konkretisht: kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Sipas njoftimit zyrtar të AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garë, më saktë me procedurën e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nën argumentin e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Megjithatë, “Boldnews.al” krijoi dyshime se procedura e ndjekur nga AKUM-i u aplikua, me qëllim që të shmangte garën në tenderin me fond limit 16 miliardë lekë të vjetra (pa TVSH), afërsisht 15 milionë euro.

Dyshimet
Në 18 Tetor 2019, regjistrohet në QKR “De Mare-Albania”, si dega e huaj e kompanisë e “De Mare” srl.

Në objektin e kësaj kompanie janë “drejtimi teknik dhe testimi, ndërtimi e menaxhimi i impianteve për llogari të vetën dhe të palëve të treta, private dhe publike, për ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urbane…., impiant të shkatërrimit termik dhe impianteve të rivlerësimit termik të mbeturinave, landfilleve, bonifikime…”.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

LEXO EDHE  “Ky është me ne, ky s’është i yni”, Shehi: Është momenti të ndërtojmë opozitën e madhe, jo të bëjmë diferencime

Tenderi u parashikua të mbyllej në datë 19 Nëntor 2019. Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

Pas anulimit të tenderit të parë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka rishpallur procedurën e prokurimit publik. Por, kësaj radhe, ka ndjekur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka argumentuar këtë procedurë “të veçantë” tenderi “për shkak të nevojës ekstreme pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i dates 26.11.2019”.

Ky argument duket se “çalon” për disa arsye, referuar të dhënave publike të mëparshme, të cilat sugjerojnë që mbyllja e landfillit të Porto-Romanos nuk lidhet me “emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Landfilli i Porto-Romanos konsiderohet një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit hartoi një plan-studimi, ku parashikohej mënyrë se si duhej mbyllur ky landfill.

Në Qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Por, megjithë premtimet politike, land-filli i Porto-Romanos nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Megjithatë, deklarimet e zyrtarë të lartë dëshmojnë se land-filli i Porto Romanos ishte shndërruar në emergjencë për shkak të ndotjes alaramente. Dhe kjo gjë nuk kishte lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit.

Që mbyllja e land-fillit të Porto Romanos ishte shndërruar në “emergjencë” konfirmohet edhe nga fakti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, kishte shpallur tenderin në Tetor 2019, pra rreth një muaj para tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Gjithashtu, për shkak të shtrirjes dhe specifikës së zonës, land-filli i Porto Romanos nuk pësoi dëme strukturore (pasi nuk ka të tilla) nga tërmeti i 26 Nëntorit, që të mund të justifikonte ndërhyrjen “me negociim, pa shpallje paraprake” për shkak të pasojave të lëvizjeve sizmike.

Pas këtyre dyshime, tashmë është SPAK-u që do të kryejë hetimet e saj, për të vlerësuar nëse është kryer vepër penale dhe, më tej, për personat përgjegjës.

SHKARKO APP