SPAK nis punën për BKH-në, agjentët nën monitorimin e BE dhe SHBA

Në një kohë që pas krijimit së SPAK, (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të rekrutohen dhe monitorohen për dy vite nga ekspertët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga shpallja e kushteve për të kandiduar në BKH, mësohet se ka pasur interes dhe ata janë duke diskutuar me kreun e SPAK për të nisur nga puna.

Kjo strukturë do të ketë nën përbërje 60 OPGJ, të cilët do të kalojnë edhe në makinën e së vërtetës. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur si SPAK ka nisur marrjen në dorë të dosjeve të para që do të hetohen prej saj. Emergjete është zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë procedurë, të cilat do të behen publike së shpejti ku do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH.

Sipas ligjit për strukturat kundër krimit dhe korrupsionit miratuar afro 3 vite më parë në dispozitat kalimtare pas krijimit të SPAK dhe BKH përcaktohet se “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni I Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale. Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI-së.

Mësohet se BKH do të ketë në përbërje 60 hetues, të cilët para emërimit do ti nënshtrohen një sërë verifikimeve, por krahas saj një certifikim për ta do të japë makina e së vërtetës. Edhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe familjarëve të tyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat ndërsa do të kryejnë kurse specilizimi në SHBA, në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Njoftimi për shprehjen e interesit për hetuesin special e shpalli Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në fillim të nëntorit. Mungesa e kreut të SPAK dhe konstituimi i kësaj strukture e lanë pezull procesin.

SHKARKO APP