SPAK nisi hetimet për 21 Janarin, Prokuroria e Tiranës i dërgon dosjen e plotë

– Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për 21 Janarin dhe ia ka dërguar dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme, e cila tashmë po kryen hetimet pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Dosja ishte hapur në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës. Ndër provat që është dorëzuar SPAK-ut është edhe ajo për ekspertimin e predhës në Itali. Predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme. Më pas u dërgua në Itali për ekspertizë.

SPAK po heton kallëzimin e bërë nga familja Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi.

SHKARKO APP