SPAK operacion në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen disa urdhër-arreste

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës. Kontrollet nisën prej orës 04:00 të mëngjesit dhe zgjatën gati 6 orë, ku mësohet se agjentët e BKH-së mësynë në bazën e të fortit të Vlorës, I. Hajrulla.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit është zbuluar aktiviteti i një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është arritur edhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur më parë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arrest edhe për F. Plakun, i cili ndodhet aktualisht në burg dhe masa i është komunikuar në qeli.

Plaku u arrestua në gusht të vitit të kaluar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja, ngjarje e ndodhur në zonën e Larushkës. Sipas burimeve hetimore, në telefonin e tij celular janë gjetur të dhëna shtesë që lidhen me porosi për vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga analiza e materialeve të sekuestruara dhe përgjimeve, hetuesit kanë arritur të identifikojnë edhe persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal në qytetin e Vlorës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?