SPAK s’mund të punojë me 8 anëtarë, Gjata: U shkel ligji, testi për Prokurorinë e Posaçme hetimi i vjedhjes së votave e tërmeti

Nisja e punës së SPAK me vetëm 8 Prokurorë që kanë kaluar me sitën e Vetting-ut është në shkelje të ligjit, ndërkohë që testi i vërtete për këtë organ të sapokrijuar do të jetë serioziteti me të cilin do të hetojë dosjet e vjedhjes së votave që qëndrojnë prej vitesh nëpër sirtarët e organit të akuzës.

I ftuar në Vetting.al, konstitucionalisti i njohur Çlirim Gjata shpreh rezerva të forta për organet e reja të drejtësisë, duke akuzuar Qeverinë se po mban peng veçanërisht dy Gjykatat kryesore në vend, të Lartën dhe Kushtetuesen.

Gjata konsideron tërësisht selektive hetimet e kryera deri tani nga Prokuroria lidhur me abuzimet me ndërtimet që nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit, duke akuzuar se po hetohen zyrtarë të rangjeve të ulëta duke lënë jashtë përgjegjësit e vërtete./ SCAN

SHKARKO APP