SPAK-u dhe Berisha, flet Bardhi: Është një nga faktorët e rëndësishëm në opozitë. Nuk ndikon në aksionin tonë

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur për hetimin e SPAK-ut ndaj Sali Berishës, ku nënvizon se përsa kohë ai është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë edhe kryeministrin.

“Z.Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin. Pra do të duhet të ketë një qëndrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi”, tha ai. Më tej shtoi se çështja penale ndaj ish kryeministrit Berisha nuk do të ndikojë në betejën e grupit parlamentar me qeverinë e kryeministrit Rama.

”Të mohosh të drejtën e 45 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, të mohosh të drejtën e të 40 deputeteve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, të injorosh kërkesat për informacion që janë një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të injorosh kërkesat e deputetëve, apo kërkesat për interpelanca me kryeministrin dhe me ministrat, do të thotë që ke mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament. Ju siguroj se do të jetë një reagim i opozitës që do të vijijojë”, u shpreh Bardhi, duke paralajmëruar një “përplasje” të re të hënën në Kuvend.

SHKARKO APP