SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan, por jo puna nga SPAK-u, madje tashmë edhe ka filluar. Mësohet se me urdhër nga SPAK-u, janë kryer kontrolle në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

Prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor. Pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro. Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?