SPAK zbarkon në zyrat e OSHEE, sekuestrohen dokumente dhe celularët e dy zyrtarëve
SPAK ka zbarkuar sot me BKH në zyrat e OSHEE, në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Mësohet se po hetohet një skemë ku fshiheshin debitë nga sistemet. Gjatë operacionit SPAK ka sekuestruar dokumenta dhe dy celularë të dy zyrtarëve.
Një prej zyrtarëve të cilit iu sekuestrua celulari është i administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani.
Dyshimet janë se me këtë mënyrë djallëzore fshiheshin debi të mëdha në dhjetra milionë lekë firmave apo personave dhe në këmbim përfitonin ryshfet.
SPAK po heton edhe disa persona dhe oligarkë që mendohet se me këtë skemë vidhnin shtetin, duke bërë pazare me punonjës të OSHEE. Po kështu po hetohet edhe për disa persona VIP që dyshohet se kishin biznesin e bitcoin, që harxhon dhjetra milionë lekë, kurse faturat e pagesës së tyre janë krejt normale.