SPAK zgjat hetimet me tre muaj për laboratorin e drogës në Fier

Pas kërkesës së SPAK për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për laboratorin e drogës në Fier, GJKKO ka miratuar kërkesën. Organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhër-arreste ndërkohë janë arrestuar 10 persona. Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, V. Çervanaku. Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Z. Çervanaku.

Në kërkim është edhe shtetasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?