SPANJË – Rajoy: Askush nuk do të shpërbëjë Spanjën, për sa kohë do jem në pushtet

“Atë që do të nodhë nesër, mund ta quajmë si të duam, por ky nuk është as një referendum, as një konsultim, as nuk ngjan me asgjë, dhe as nuk do t’i jap ndonjë cilësim. Ajo që është e sigrut, është se kjo nuk do të ketë asnjë efekt”, deklaroi Rajoy para përkrahësve të partisë së tij të mbledhur në Kakeres (perëndim të vendit).

“Për sa kohë që do të jem kryetar i qeverisë, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe sovranitetin, dhe askush nuk do të thyej unitetin e Spanjës”, vazhdoi Rajoy.

Disa javë pas “jo”-së ndaj pavarësisë së Skocisë, Katalonja organizon një konsultim simbolik. Me kërkesë të guvernatorit katalanas Artur Mas, rreth 5,4 milionë residentë që janë mbi 16 vjeç janë ftuar t’i përgjigjen dy pyetjeve, “a duan që Katalonja të jetë një shtet? Nëse po, a duhet ky shtet të jetë i pavarur?”.

Në ndryshim nga qeveria britanike, që e autorizoi referendumin në Skoci më 18 shtator, Madridi iu kundërvu me të gjitha mjetet konsultimit popullor në Katalonjë, një nga rajonet më të pasura të mbretësrisë.

Gjykata kushtetuese, me kërkesë të qeverisë spanjolle, ka urdhëruar dy herë pezullimin e këtij votimi, dhe po pritet që të prononcohet mbi bazat ligjeore.

SHKARKO APP