Spanjë, shqiptari dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin

Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi rrëmbyen për disa orë një biznesmen të huaj në Spanjë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë.

Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit. Çuditërisht brenda vetëm pesë orësh, hetuesit kishin arritur të lironin personin dhe arrestuan autorët e dyshuar.

Duket se për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë një fotografi të bërë nga dritarja e vendit ku ai po mbahej. Fotoja më vonë i lejoi hetuesit të gjenin vendndodhjen e biznesmenit, i cili doli të ishte një vilë trekatëshe në Benalmádena.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?