Spartak Koka: Eksplozivi te lokali i Noizyt u vendos pas konfliktit në TikTok

Gazetari i kronikës Spartak Koka, ka folur në lidhje me operacionin që solli arrestimin e grupit të Laert Haxhiut dhe zbardhjen e disa vrasjeve. Koka shtoi se një ndër rastet e zbardhura, vendosja e eksplozivit në lokalin e reperit Noizy, u krye për shkak të një konflikti në rrjetin social “TikTok” me një person nga Lushnja.

“Aktiviteti i këtij grupi është i miksuar. Ka nisur si hakmarrje për ato që kanë ndodhur deri në vitin 2005 nga viti 1997. Një nga hallkat e rëndësishme të zbulimit të këtyre ngjarjeve kanë ardhur nga hetimi i mirë që u bë për vrasjen e Alban Semakut.

Vrasja në Tepelenë ka qenë vrasje e pastër për pagesë për konkurrencën mes bizneseve dhe ka qenë e paralajmëruar. Dinamika e këtij grupi, që të rrijë në treg ka patur nevojë për mbështetje financiare dhe logjistikë si makina apo armë. Këtë mund ta arrinin vetëm përmes shumave monetare të përfituara nga vrasjet me pagesë.

Vendosja e eksplozivit në Durrës te lokali i Noizyt dyshohet se u bë si porosi për t’iu kundërpërgjigjur sulmit që Noizy kishte me një person nga Lushnja në TikTok”, u shpreh ai në ”News 24”.

SHKARKO APP