Spartak Ngjela: Rrezik, pasi Demokracia ka mbetur me një PS dhe me një të djathtë pa parti!

Nga Spartak Ngjela 

Pse lodheni kot, o të mjerë!
Ju keni në krye të fluksit tuaj politik deputetin Sali Berisha, një individ që nuk ka tashmë lidhje me Shqipërinë.
E keni vrarë mendjen dhe ta kuptoni se përse Sali Berisha është nongrata për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe?
Akuzën e ka për korrupsion. Dhe, këtë e ka nga Departamenti i Jashtëm i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, e dimë mirë ne shqiptarët se të dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova janë nën kërcënimin Rusi-Serbi?
Dhe gjithashtu, si mund të konkurrojë në politikë në Shqipëri një person që është i papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe!
Është naivitet dhe pakuptueshmëri politike e Partisë Demokratike, sepse Shqipëria nuk ka forcë dhe perspektivë historike nëse nuk është pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Atëherë duhet theksuar që gjithçka varet nga raporti shumë miqësor midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurse kryetari i Partisë Demokratike është i padëshirueshëm për Uashingtonin dhe Londrën.
Por duhet të theksojmë se…
Asgjë nuk mund t’i bëjë dot Berisha Shqipërisë, sepse ai është nongrata në Perëndim.
Por sigurisht që, duke qenë në krye të Partisë Demokratike, edhe kjo parti, ipso jure, është e papranueshme nga Uashingtoni.
Prandaj…
Duhet gjetur një zgjidhje, sepse kjo gjendje e ka lënë Shqipërinë vetëm me një parti, Partinë Socialiste. Dhe opinioni publik në Shqipëri është shumë i shqetësuar, sepse demokracia në Shqipëri ka mbetur vetëm me një parti të majtë dhe me një të djathtë politike, pa forcë politike.
Ja kjo është gjendja.
Kurse Berisha as që e çan kokën fare dhe flet përralla çdo ditë, në një kohë që asgjë nuk mund të bëjë dot më në politikë, dhe këtë gjë e tregoi qartë rezultati mjaft i ulët që Partia Demokratike mori në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.
Koha ecën dhe Shqipëria po e forcon lidhjen me Uashingtonin dhe Brukselin.
Po Partia Demokratike?
Asgjë nuk ka në vijë. Dhe për ato që shprehëm më lart, kuptohet se vetë ajo parti nuk bën dot gjë në lidhje me perspektivën e saj politike, sepse kryetari i saj është nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.
Por ndërkohë…
Opinioni publik shqiptar po pret të dëgjojë se çfarë do të ndodhë dhe si do të vijojë gjyqi me akuzë penale për korrupsion, që Sali Berisha ka në këtë kohë në SPAK.
Të gjitha këto, e kanë sjellë opinionin publik shqiptar në situatë të turbullt dhe që ndodhet në pritje me pyetjen:
Çfarë do të ndodhë në politikën shqiptare në muajin maj dhe qershor të këtij viti?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?