Spastrimi i PD nga grupi i Bardhit, nënkryetari Roland Bejko: Nuk jam besnik i Bashës apo Berishës

Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës, Roland Bejko ka folur në lidhje me spastrimin e bërë në PD nga Lulzim Basha nga grupi i Gazment Bardhit. Ai u shpreh se nuk është besnik i Bashës apo i Sali Berishës, por i ideve dhe qëndrimeve të tij politike.Kurse për marrëdhënena e Bashës me Bardhin, ai tha se kanë pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me njëri-tjetrin, por ky i fundit zgjodhi të vetëlargohej.

“Nuk jam besnik i Bashës dhe nuk kam qenë as i Berishës, por i ideve të mia dhe PD-së. Besnik nëse e relativizojmë, patjetër, për aq kohë sa na bashkojnë të njëjtat ide. Për aq kohë sa ndahemi në ide, qëndrimet politike, secili ndjek rrugën e tij.

Deri në ditën që është bërë mbledhja e partisë, Basha ka qenë shumë i lidhur. Unë di që Basha dhe Bardhi kanë qenë të afërt dhe bashkëpunëtor. Bardhi u vetë largua. Në momentin që del kundër qëndrimeve të partisë edhe kur je titulluar, largohesh nga partia. PD mori një vendim dhe u fut në zgjedhje.

Mua Gaz Bardhi nuk më ka mbështetur kur kam kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mua Bardhi jo vetëm që nuk më mbështeti, por më ka bllokuar, më prishi punë”, u shpreh Bejko.

SHKARKO APP