SPECIALE/ Politikanët pa etikë, në parlament gëlojnë sharjet dhe akuzat

Pak kohë më parë deputetët miratuan edhe Kodin e tyre të Etikës që mes të tjerash përcakton edhe përdorimin e një fjalori etik në seanca e mbledhje komisionesh. Por e kundërta vazhdon të ndodhë prej vitesh e tashmë kjo shfaqet edhe në statuset e tyre në rrjetet sociale.

Jozefina Topalli, Taulant Ballës: Ky e meriton me e ka për zhelesh e jashtë.

Erjon Braçe, Sali Berishës: Dëgjo o qen i madh dëgjo.

Tom Doshi, Ilir Rusmailit: Ku e merr guximin me i than moldav, këlysh k**ve. Ta thej kryet, ta q* rracën aty ku e ke, e more vesh.

Kjo është gjuha që zakonisht përdoret në seancat parlamentare apo mbledhjet e komisioneve.

Prej vitesh Kuvendi është kthyer në një vend ku shfryhet, shahet dhe kjo situatë u duket normale deputetëve.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Alket Hyseni etiketoi “autik” ish-kryeministrin Sali Berisha, gjë që solli reagim nga psikologë dhe drejtuese të shoqatave që merren me këtë kategori të shoqërisë.

Deputeti u detyrua të ndryshojë statusin e tij në Facebook më pas, por kjo është një sjellje që ndodh rëndom në Parlamentin shqiptar, por edhe në deklarimet publike të politikanëve tanë.

Sali Berisha, Taulant Ballës: Jotëme dhe jotshoqe çfarë do të bëhen, jotemotër çdo të bëhet?

Taulant Balla: Po se di.

Sali Berisha: Çdo të bëhet fundërrinë jote motër?

Taulant Balla: Eeej mbush ti mo?

Sali Berisha: Prostitutë hotelesh do të bëhet?

Taulant Balla: Po si nuk të vjen turp!

Jozefina Topalli: Ky e meriton me e kam për zhelesh e jashtë.

Edi Rama, opozitës: Nuk është fyerje kur ju them se ju jeni vrima e fundit e  kavallit dhe është gjynah të merresh me ju.

Sali Berisha, Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit: Balili të ka në grusht ty, fol për Balilin po deshe. Videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ua ka dorëzuar të gjithëve.

Edi Rama për Flamur Nokën: Çfarë është ky, nga vjen, nga çpyll ka dalë ky, nga cili pyll e ke gjetur Sali dhe e ke sjellë në Tiranë këtë?

Flamur Noka: Nga pylli i satëme.

Saimir Tahiri në Komision: Kryetar të kërkoj leje, mua më duhet të iki se kam punë.

Flamur Noka, Spartak Brahos: Jemi në fazën e diskutimeve, është buxhet apo karagjozllëk? Të ulet të dëgjojë diskutimet. Nuk ke as autoritet, as dinjitet, të çohet njeriu në mes të mbledhjes. Të dhjefsha mu në kryetar që je.

Flamur Noka, Erion Veliajt: Hajdut! Nxirreni jashtë hajdutin!

Edi Paloka, Saimir Tahirit: Çfarë të duhet ty çfarë kam unë, legen muti. Shkë***atë!

Pavarësisht Kodit Etik që vetë deputetët kanë miratuar fjalori i ngarkuar me fyerje zë pjesën më të mirë të komunikimit të tyre me publikun.

Edi Rama, Sali Berishës: O rrotë k***!

Ora News - Politikanët pa etikë, në parlament gëlojnë sharjet dhe akuzat

/Ora News

 

SHKARKO APP