Speciali grek akuzohet për vrasje, por ka një ankesë për prangat

Ish-speciali grek Efthimios Efthimiu, i cili akuzohet për për vrasjen e shtetasit Devi Kasmit ka dalë sot para gjykatës, ku ka mohuar sërish të jetë autori i krimit.

I veshur me bluzë sportive të bardhë, xhinse dhe një byzylyk në dorë, Efthimiu është ankuar nga kafazi i hekurt për shenjat e prangave në duar si edhe për trajtim johuman nga ana e Policëve gjatë transportit nga burgu në Gjykatë.

Ai ka zgjatur duart jashtë kafazit ku ka treguar vragat e kuqe të lëna nga prangat duke thënë se ia kishin shtrënguar shumë pas shpine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greku Efthimiu akuzohet se më 29 janar 2018 ekzekutoi me katër plumba Devi Kasmin, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?