Specializim, kandidatët për mjekësi të zotërojnë nivel B2 të gjuhës angleze

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla sqaroi sot, aplikantët e interesuar për specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë, se do të pranohet për aplikim dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj, në nivel B2, ose ekuivalenti përkatës për gjuhët e tjera, të parashikuar në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me test ndërkombëtar ose me çertifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Specializantët kanë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundimin e specializimit afatgjatë sipas ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

SHKARKO APP