Spektakël dritash në Kalanë e Ulqinit për Skënderbeun  (VIDEO)

Komuna e Ulqinit në Mal të Zi ka realizuar një javën që lamë pas një aktivitet të veçantë në ndër të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeu.

Në kalanë e këtij qyteti është projektuar me drita një dokumentar për ndër te heroit. Pamjet mahnitëse të këtij projekti mund t’i shihni në videon më poshtë. Video është publikuar në Facebook nga kreu i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.

“Ftoj të gjithë ata që nuk patën mundësi ta shijonin spektaklin e projektimit me drita në nder të heroit tonë kombëtar, që ta ndjekin dhe shpërndajnë këtë video. Me këtë rast falenderoj bashkëpunëtorët e mi të Forcës së Re Demokratike për realizimin e kësaj shfaqje të bukur, të denjë për figurën e Skënderbeut”,- shkruan në postimin që shoqëron videon Nafiz Cungu.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/769914503198089/

SHKARKO APP