Spektakël në qiellin e Liqenit të Shkodrës, një çast dramatik nga jeta e egër, kapur mjeshtërisht nga Ridvan Sokoli
Nga Albert Vataj
Një çafka e përhime është kapur në flagrancë me një gjarpër në sqep, nga fotografi Ridvan Sokoli në Liqeni i Shkodrës në ditët e majit 2025. Beteja mes një qelltari si çafka e përhime dhe një zvarritës ka përfunduar duke sjellë një spektakël në qiellin sipër suprinës blu të Liqenit të Shkodrës, një prej habitateve më të pasura dhe më të larmishme të fluturakëve dhe të zvarranikëve, të cilët në një betejë të ashpër ekzistence, vendosin kufinjë të rinj të zotërimeve. Dhe janë zotëruesit e qiellit ata që bëjnë ligjin në këtë garë dominimi dhe beteje të jetës.
Fotografi Ridvan Sokoli, syri qëmtues i Liqenit të Shkodrës, e ka sjellë këtë momet të pabesueshëm, si dëshmi e durimit dhe vendosmërisë për të sfiduar kohën dhe mundësinë, dhe për të kurorëzuar marrjen e kësaj fotoje.
E cila është më shumë se një foto, është jeta e egër në Liqenin e qetë të Shkodrës, lufta që gjallesat bëjnë në ujë dhe në ajër, dhe mundësia fantastike që na ofrohet për ta përcjellë këtë moment, i cili nuk është krejt i zakonshëm, përkundrazi është i rrallë dhe spektakolar.
Kjo foto nuk është thjesht një ndalesë e kohës; është një kujtesë se natyra nuk pushon së krijuari skena dramatike e madhështore, dhe se mes nesh jetojnë ata që, me pasionin dhe përkushtimin e tyre, na ndihmojnë t’i shohim ato.
KOHA JONË SONDAZH

