Spiropali i drejtohet Berishës në Kuvend: Koha juaj ka perënduar!
Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve, Partia Demokratike nuk i ndali akuzat se PS vodhi zgjedhjet e 11 majit. Berisha e Bardhi sulmuan socialistët, ndërsa kërkesa e tyre për 1 orë debat nuk u pranua nga PS. Spiropali u kujtoi humbjen e thellë, ndërsa theksoi se në asnjë rast nuk do t’i lejojë që të prishin seancat plenare.
Ndërkohë pas insistimit të Sali Berishës për të vijuar fjalën tej kohës që lejon Rregullorja e Kuvendit, Spiropali iu drejtua ish-kryeministrit: “Koha mbaroi. Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar. Uluni në vend. Mos ju drejtoni me gisht, me fjalë të padenja anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Ulu në vend, të heq të drejtën e fjalës. Ta dhashë të drejtën e fjalës. Ta heq të drejtën e fjalës.
Ti nuk mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese e turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ta dhashë fjalën sipas Rregullores. Ta dhashë fjalën në mirëbesim. Do ta marrësh fjalën për ndryshimin e rendit të ditës.
Nuk dini të flisni për kërkesën tuaj. E mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë dhe me turp.”
KOHA JONË SONDAZH

