Spiropali: Kosova, një arritje historike që nuk zhbëhet më
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përshëndeti 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova, duke e cilësuar këtë ditë si një moment që nderon sakrificën, qëndresën dhe vullnetin e një populli për të jetuar i lirë.
Ajo theksoi se rrugëtimi drejt shtetformimit ka qenë i vështirë, por i drejtë, duke çuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e dinjitetit të qytetarëve të saj. Sipas saj, Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm.
Spiropali u shpreh se me institucione të qëndrueshme, demokraci në zhvillim dhe një orientim të qartë euroatlantik, Kosova vazhdon të përparojë me vendosmëri dhe përgjegjësi.
Me rastin e këtij përvjetori, ajo nënvizoi se Shqipëria mbetet pranë Kosovës si motër dhe aleate, e përkushtuar ndaj sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes së përbashkët europiane.
Në përfundim, ministrja uroi qytetarët e Kosovës dhe të gjithë kontribuuesit e kësaj arritjeje, duke përcjellë urimin: “Gëzuar Pavarësinë!”



KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 4761

