Spiropali mesazh në ditën e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare: Gjeniu ynë, më i madhi dhe më i ndrituri!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali shkruan në Facebook:

“Gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes.
Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik.
Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë.
Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton.
Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shku.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?