Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:14 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Spiropali në çdo cep të qarkut Tiranë: BE një perimetër mundësish. PS ka transformuar Shqipërinë me punë, jo me fjalë

Spiropali në çdo cep të qarkut Tiranë: BE një perimetër mundësish. PS ka transformuar Shqipërinë me punë, jo me fjalë

Aktualitet
E mërkurë, 30 Prill 2025 19:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali duket shumë e vendosur për të fituar 20 mandate në qarkun e Tiranës. Për këtë objektiv, ajo po zhvillon pa ndërprerje një fushatë kapilare dhe me ritëm të lartë në katër bashkitë e qarkut: Kavajë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Vorë. Fushata përfshin takime të larmishme: derë më derë në familje, vizita nëpër biznese, bashkëbisedime me qytetarë, profesionistë, fermerë, takime mbresëlënëse me gra e vajza, aktivitete motivuese me të rinj dhe votues për herë të parë etj.

Spiropali bashkë me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, po zhvillon takime intensive dhe lagje më lagje në qytetin e Kavajës dhe në fshatra. Ditët e fundit takime të tilla u zhvilluan me banorë të lagjeve 1, 3, 5, 6, banorë të komunitetit egjiptian, si edhe në Karpen, Golem, Luz të Vogël, Gërmenj, Kanaparaj, Zik-Xhafaj, Rrikaj, Çetë, Momël, Qerret, Vorrozen, Blerimaj, Bago, Rrakull, etj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kavaja është gati të shënojë një nga fitoret më të bukura në historinë e Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e 11 majit ajo do t’i bashkohet fitores së madhe të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës dhe në Shqipëri. Skuadra e Kavajës është oferta më e mirë dhe një vlerë e shtuar për qarkun e Tiranës. Qytetarët e Kavajës janë të vetëdijshëm për zgjedhjen që duhet bërë. Ata janë me interesin e tyre, të qytetit dhe të Shqipërisë, jo me hallin e një individi dhe të familjes së tij biologjike dhe politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kavajasit do të votojnë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që të hyjnë në Europë, jo me ata që të zhyten në kënetë dhe të bien në gropë. Partia Socialiste ka dhënë prova konkrete për zhvillimin e Kavajës. Tani është koha për zhvillim, dinjitet dhe një vend në Bashkimin Europian. Kavaja është pjesë e Planit të madh të Rritjes së BE-së, një mundësi e artë edhe për qytetin që të rritet, të zhvillohet dhe të jetojë më mirë.

Mund t'ju interesojë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Para 11 minutash
15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Para 16 minutash
IPO e Anthropic në bursë mes rrëzimit të teknologjisë: 825 milionë aksione, vlerësim deri në 1,3 trilionë dollarë

IPO e Anthropic në bursë mes rrëzimit të teknologjisë: 825 milionë aksione, vlerësim de...

Para 17 minutash

Kavaja nuk është më peng i askujt dhe në 11 maj, kavajasit do të votojnë përtej ndasive partiake, për Kavajën dhe Shqipërinë europiane. Trashëgimia e kundërshtarëve tanë janë grabitja e zgjedhjeve në vitin 1996, kaosi në të cilën futën Shqipërinë në vitin 1997, jetët e humbura të qytetarëve dhe korrupsioni i Gërdecit dhe vrasjet shtetërore të protestuesve paqësorë në 21 janar. Krimet që kanë bërë dhe dëmet që u kanë shkaktuar shqiptarëve i shpie “madhështorët” drejt shkrirjes së SPAK-ut, zhbërjes së reformës në drejtësi dhe mbajtjes së Shqipërisë jashtë Bashkimit Europian. Trashëgimia jonë është zhvillimi e mirëqenia, shtet-formimi, drejtësia e pavarur dhe përkushtimi për qytetarët. Angazhimi ynë është punë e zhvillim, premtimet e tyre janë deti në Qerret, kos; perëndimi i diellit, pilaf”, është shprehur Spiropali para qytetarëve.

Spiropali, bashkë me kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej, ka zhvilluar takime të shumta edhe në Bashkinë e Rrogozhinës, në lagjet e qytetit si edhe në Luz të Madh, Gosë, Sinaballaj etj. Në takimin me qytetarët e Rrogozhinës, Spiropali shprehu besimin në mbështetjen e fortë për Partinë Socialiste: “Rrogozhina ka qenë dhe do të jetë krah nesh. Pas 11 majit, ne do të menaxhojmë fitoren, ndërsa kundërshtarët tanë do të përballen me pasojat e gabimeve të tyre dhe me drejtësinë që më në fund, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, po funksionon e pavarur. Rrogozhina kanë besim të palëkundur te PS dhe Edi Rama për realizimin e ëndrrës europiane”, theksoi Spiropali.

”Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe turizmin në zonat e Rrogozhinës. Kjo zonë ka potenciale të mëdha për ndryshim, investime e shërbime më të mira, nga bregdeti në qytet, e deri në kodrat e mrekullueshme. Talenti dhe sakrificat e sipërmarrësve lokalë do të mbështeten nga investimet publike në infrastrukturë e shërbime, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve”, u shpreh Spiropali.

Në Luz të Madh Spiropali u ndal te transformimi që Partia Socialiste po i sjell zonës: “34 vjet banorët e Luzit të Madh votuan ata që nuk iu kthyen kurrë sytë. Sot, ne marrim angazhime dhe përgjegjësi të realizueshme, jo premtime boshe”. Spiropali nënvizoi se “Qeverisja e PS-së ka rritur prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e ka sjellë vendin në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian, një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët. BE është një perimetër mundësish e të drejtash dhe shqiptarët do të kenë dinjitet e barazi me qytetarët europianë”.

Spiropali, e shoqëruar nga kandidatët Lindita Nikolla, Halil Koloshi dhe Sofika Lleshi, vijon takimet edhe në Bashkinë Kamëz, në Bathore dhe Lagjen nr.2 Frutikulturë, ku bashkëbisedoi me familje, qytetarë dhe sipërmarrës. “Kamza është bashkia me ritme zhvillimi e përparimi ndër më të lartat në vend. Ndryshimet e thella të Kamzës në vetëm pesë vite dëshmojnë forcën transformuese të socialistëve dhe na bëjnë të gjithëve krenarë dhe optimist. Me objektivin tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, më shumë do të bëjmë për Kamzën dhe të gjitha bashkitë dhe komunitetet lokale të Shqipërisë’‘, theksoi Spiropali.









Etiketat e lidhura

Elisa SpiropaliKavajePS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 11 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase
Para 16 minutash

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian
Para 16 minutash

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisioni...

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin
Para 17 minutash

Zhegrova largohet nga grumbullimi i Kosovës, Juventus shqetësohet për dëmtimin

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.