Spiropali: PD-së nuk i intereson drejtësia por politika

Deputetja socialiste Elisa Spiropali thotë se Partisë Demokratike nuk i intereson drejtësia por politika dhe këtë sipas saj e tregoi dhe deklarata e tyre pas arrestimit të djalit të deputetit të PS.

Nën jë status në “Facebook” Spiropali thotë se PD-së nuk i intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën dhe të vazhdojnë të hedhin baltë. Ajo inkurajon Prokurorinë t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

“Cilido që e ka ndjekur debatin për rastin e vajzës së dhunuar, duhet të lexojë deklaratën e Partisë Demokratike për ndalimin e djalit të deputetit nga policia. Si mund ta thoshin më mirë, me gojën e tyre, që atyre s’u intereson drejtësia po politika?! S’u intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën. S’u intereson që të ndalohet djali i deputetit, po që të vazhdojë të hidhet balta! Uroj që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe drejtësia t’i japë fund edhe kësaj histerie!”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spiropali Fb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?