Spiropali takon lideren e opozitës bjelloruse: Grua e fortë dhe kurajoze
Lideren e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya, në një takim e priti edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përmes një postimi në facebook, ajo e vlerëson atë si një grua të fortë dhe kurajoze. ”Politikane që qëndroi, kandidoi dhe inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci, duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë”,-shkruan Spiropali në facebook.
Postimi i plotë
Me gruan e fortë dhe kurajoze, udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Biseda me zj.Tsikhanouskaya ishte frymëzuese. Ajo është model i guximit dhe luftës për liri të popujve që vuajnë nën regjime shtypëse.
Politikane që qëndroi, kandidoi dhe inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci, duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë.
Shqipëria qëndron krah Bjellorusisë dhe popujve që vuajnë tiraninë, por luftojnë për demokraci dhe kërkojnë një të ardhme të sigurt nën shembujt e rojtarëve të demokracisë.