Spitalet Covid në Tiranë drejt mbushjes me pacientë

Spitalet Covid në Tiranë janë drejt mbushjes. Ato vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim. 650 persona po trajtohen në të 4 spitalet Ccovid në kryeqytet dhe në 3 pavionet Covid në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit.

Kurse spitalet rajonale vijojnë të mbajnë një numër të paktë të shtruarish duke bërë që në kryeqytet thuajse të ezaurohen të gjithë shtretërit.

Nga 650 të shtruarit 550 po marrin shërbim në 4 spitalet Covid në Tiranë kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 54 po trajtohen në Durrës, 16 në Shkodër dhe 30 në Elbasan.

100 pacientë janë në spitalet rajonale kurse kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.

SHKARKO APP