Spitalet Covid në Tiranë, rriten rastet e rënda dhe pacientët e rinj
Personat e prekur rëndë nga Covid-19, shkojnë vonë dhe në gjendje të rëndë në spital. Mjekët bëjnë thirrje për të mos neglizhuar shenjat e sëmundjes që fillimisht ngatërrohen me virozat e stinës.
Javën e fundit janë rritur urgjencat dhe nevojat për shtrime ne spital. 20 pacientë në ditë kërkojnë trajtimin e specializuar të mjekëve në pavionet Covid.
Gjatë valës që shkaktoi mutacioni Delta, mjekët kanë konstatuar se në spitalet Covid nuk ka patur pacientë të riinfektuar nga Covid-19 dhe as nga ata që krahas imunitetit natyral kanë kryer dhe vaksinën.
Në spitalin Covid të gjithë pacientët e shtruar nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen dhe pjesa me e madhe e tyre nuk kanë marrë as vaksinën.