Spitalet pa mjekë. Në cila qarqe, nuk ka kardiologë, kirurgë e gjinekologë?
Pas rastit tragjik të Aida Cajkut, që u sorrollar nga një spital në tjetrin, të një neglizhence dhe të një mungese të diagnozës, “Top Channel” shkruan se në spitalin e Shkodrës, një nga qendrat më të mëdha spitalore, mungojnë 13 mjekë specialistë. Duke ju referuar deklaratës të drejtorit Përparim Çela, i cili pohon se duhen ende dy pediatër, 4 mjekë në sanatorium, tre në urgjencë, një në infektiv dhe një kardialog.
Ndërsa në Gjirokastër, ka mungesë të alergologëve, ka nevojë për renimatorë, por edhe ortopedë dhe kirurgë.
Në Lezhë bën me dije shkrimi, nuk ka neuropsikiatër se ai doli në pension. Sakaq shtohet se në shërbimin e urgjencës mungojnë katër mjekë. I gjithë spitali ka vetëm një reanimator, i cili është i përbashkët edhe për maternitetin që ndodhet 4 kilometra larg.
Për sa i përket qarkut të Elbasanit, vuan të njëjta probleme dhe mungesa.Në spitalin e Elbasanit situata paraqitet thuajse e plotësuar, mungesa ka në pediatri sepse tre mjekë janë pezulluar nga gjykata si pjesë e hetimeve për vdekjen e një fëmije.
Peqini ka qendër shëndetësore pa specialist.
Në Gramsh, nuk ka reanimator, kardiolog, hematolog, gjinekolog, okulist dhe ORL.
Në Librazhd mungon mjeku endokrinolog dhe ortoped. Librazhdi ka 21 soecialistë të cilët janë në dispozicion edhe të Prrenjasit ku nuk ka spital por qendër shëndetësore.
Në Burrel gjinekologu shkon vetëm njëherë në javë dhe rastet urgjente transportohen me helikopter në Tiranë. Një ditë në javë aty shkon edhe okulisti dhe neurologu.
Në Peshkopi ka mungesë kirurgësh, mungesë që u shtua edhe nga zgjedhja e kryebashkiakut të ri. Ndërsa në Bulqizë, që ka shumë aksidente për shkak të minierës nuk ka kirurg.
KOHA JONË SONDAZH

