Spitalet ”po boshatisen”: Gjithmonë e më shumë mjekë largohen nga vendi

Në kërkim të punësimit në shtetet e Bashkimit Europian apo Amerikës Veriore, gjithmonë e më shumë mjekë po largohen nga vendi. Si pasojë e kësaj, spitalet e rretheve kanë mbetur pa mjekë specialistë dhe rikuperimi nga të diplomuarit e rinj është në minimumin e tij.

Të dhënat nga Urdhëri i Mjekut thonë se 265 mjekë janë larguar nga Shqipëria dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve, ishin specialistë të fushës. Vetëm gjatë 2017-s, 125 mjekë kanë kërkuar çertifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Pasojat e këtyre lëvizjeve po i ndjejnë spitalet e rretheve më së shumti, ku në Dibër një mjek i vetëm shërben për 24 orë. Në Lushnje, departamenteve u mungojnë dhjetë mjekë gjithsej, ndërsa në Fier, pesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë çdo vit dhe gjysma e tyre largohen nga vendi pa u futur ende në tregun e punës këtu. Prej këtyre mungesave në rrethe të parikuperueshme nga të diplomuarit, spitalet në Tiranë vuajnë radhë të gjata dhe mbipopullim, shkruan TV Klan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?