Spitali i Fierit: Kush vjen në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë kartë ID ose pasaportë

Spitali Rajon i Fierit i bën thirrje qytetarëve të cilët paraqiten në ambientet spitalore të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë.

Në një postim në faqen e spitalit në “Facebook”, shkruhet se kjo gjë bëhet në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi tims.

“?THIRRJE PER TE GJITHE QYTETARET
?Ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Spitali Rajonal Fier u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët paraqiten në Pranim Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të jenë të pajisur me Karta Identiteti ose Pasaporta.
?Shërbimi ndaj qytetarëve është primar, ndaj dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm”, shkruhet në faqen e spitalit në Facebook.

SHKARKO APP