Spitali i Fierit, qeveria shpronëson me akt normativ pronarët e tokës

Ndërtimi i Spitalit të ri në Fier është çështje emergjente. Kështu e ka konsideruar qeveria shqiptare pasi me një akt normative, ka shpronësuar pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet spitali i ri.

Akti Normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe autorizon Agjencinë Shtetërore të Shpronësimeve që të negociojë me banorët e zonës ku është parashikuar ndërtimi.

Nuk dihet nëse emergjenca e qeverisë lidhet me nevojën e një qendre të re shëndetësore që do t’i shërbejë jugut të vendit, apo me premtimin e presidentit turk, që spitalin e ri do ta përfundojë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

SHKARKO APP