Spitali i Laçit, premtimi i Ramës për banorët: Do të ndërtohet i ri
Spitali i Laçit është një nga objektet publike më të dëmtuara në sektorin e shëndetësisë. Kryeministri Edi Rama, e vizitoi gjatë paradites së kësaj të shtune, foli për domosdoshmërinë e shembjes së ndërtesës dhe ndërtimin e spitalit të ri. Rama premtoi se brenda Pranverës godina e re e këtij spitali do të jetë e përfunduar dhe gati të nisë nga funksionimi. Godina aktuale e Spitalit të Laçit është ndërtuar në fillim të viteve ‘70 dhe ka funksionuar si shkollë profesionale, vetëm pas viteve ‘90 u përshtat për të funksionuar si spital.